MIRESEVINI NE FAQEN E ZYRES VENDORE ARSIMORE TIRANE
JU UROJME SUKSESE KETE VIT TE RI SHKOLLOR NXENESVE DHE MESUESVE TE TIRANES DHE MBARE SHQIPERISE.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Eja t’i themi së bashku NDAL duhanit!
#ShqipëriaPaDuhan
Nisma më e re e Ministrisë së Shëndetësisë është “Shqipëria JO Duhanit”, e cila ka si synim reduktimin e nivelit të duhanpirjes në vend nëpërmjet masave dhe nismave administrative të agjencive shtetërore ligjzbatuese dhe përfshirjes sa më të gjerë të shoqërisë civile.
Objektivi kryesor i këtij projekti është zbatimi i Ligjit të miratuar nga Kuvëndi i Shqipërisë më datë 10/7/2014, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’, të ndryshuar”, - ose të njohur ndryshe edhe si Ligji Anti-Duhan, - nëpërmjet një fushate të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut dhe kontrollit / monitorimit të masave për zbatimin e kërkesave të këtij ligji.
Bëhu edhe ti pjesë e kësaj nisme, për nje brez të ri të shëndëtshëm në një Shqipëri të shëndetshme.
Për më tepër informacion, mund të klikoni mbi link-un e mëposhtëm:http://shqiperiajoduhanit.al/