Mbështetur në Ligjin Nr .69/2012 i ndryshuar, "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë",të Urdhërit me Nr. 100 datë 25.02.2022 "Për organizimin dhe zhvillimin  e praktikave  profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit” mbështetur në  shkresën e Ministrisë Arsimit dhe Sportit me Nr. 5245 datë 22.08.2023 "Për zhvillimin e praktikes profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit".

 

Ju bejmë me dije se do ngrihen komisionet  për vlerësimin e praktikantëve të praktikës profesionale për periudhën e parë për vitin shkollor 2023-2024 ,sipas profileve përkatese bashkëlidhur grafikut.

 

Ju lutemi njoftoni praktikantet që kanë zhvilluar praktikën profesionale për periudhën e parë  Shtator-Dhjetor 2023 në shkollën tuaj, për  grafikun e datave të vlerësimeve që do mbahen në  ambjentet Zyrës Vendore Arsimore Tiranë .

 

Faleminderit!

Grafiku për datat e komisioneve të vlerësimit të praktikanteve të periudhës së parë Shtator-Dhjetor 2023