Stampa
Visite: 4413

Implementimi i shahut në shkolla është pjesë e një programi shumë të gjërë modernizimi i kurrikulave arsimore, i cili synon të sjellë inovacion dhe progres në shkollat tona. Në këtë kuadër Drejtoria Arsimore Rajonale e  Tiranës, në datat 16, 17 dhe 18 Prill zhvilloi Kampionatin e Shahut  midis 54 shkollave 9-vjeçare publike, një veprimtari e bukur  massive ku u gërshetuan natyrshëm elementi artistik me atë sportiv. Fëmijët dhuruan lojra të bukura dhe me fantazi. Gara e drejtuar me mjeshtëri nga Z. Shkëlqim Laze u zhvillua në tre faza dhe u mbështet nga dy specialist të shahut, Z. Nelson Qirjako, publicist dhe botues i  librave të shahut dhe Z. Kristaq Andoni, manaxher i  Federatës Shqiptare të Shahut, të cilët i dhuruan 8 finalistëve 16 libra shahu. Në përfundim  të aktivitetit çmimi i dytë iu dha Marinel Vasili, shkolla  "Gustav Mayer" dhe çmimi i tretë  nxënësit Piro Marko, shkolla "Fan Noli". Kupa e Kampionatit iu dha fituesit të çmimit   të parë  Ted Shpati, nxënës i  shkollës "Emin  Duraku", nga Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës Znj. Mimoza  Kuqi.