Aktivitetet sensibilizuese që zhvillohen me nxënësit e shkollave 9-vjeçare publike, në kuadër  të 8 Majit, Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, tashmë janë kthyer në një traditë të bukur. I tillë është edhe konkursi i  vizatimit  me temë “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”. Nxënësit pjesmarrës në këtë konkurs me talentin e tyre, dëshirën dhe kohën që i kushtuan përgatitjes së pikturave për Kryqin e Kuq, dhanë një shembull shumë të mirë për fëmijët e të gjitha shkollave të Tiranës, atë të solidaritetit njerëzor dhe ndjenjën e humanizmit. Çmimin e parë të këtij konkursi e fitoi Daniel Damzi, nxënës i shkollës 9-vjeçare publike “Gjergj Fishta”.