Me rastin e festave të 7-8 Marsit, Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë Qytet, organizoi një koncert festiv, i cili u mbajt në Teatrin e Operas dhe Baletit. Në të morën pjesë mësues të kopshteve dhe shkollave të qytetit të Tiranës.
Ky koncert ishte një urim i përzemërt për mësuesit tanë, si edhe për ato krijesa të bukura që krijojnë e përcjellin jetën, nënat tona të mrekullueshme, në këto data të shënuara për kombin, arsimin e gjuhën shqipe.
Falenderime për nxënësit e shkollave “Jordan Misja”, “Koreografike” dhe “Qemal Stafa”.