Në kuadër të festës tradicionale të 14 Marsit, Ditës së Verës, Drejtoria Arsimore Rajonale e Qytetit të Tiranës organizoi aktivitete të larmishme në Parkun Rinia dhe sheshin para Galerisë së Arteve në të cilat morën pjesë fëmijët e kopshteve, nxënësit e shkollave 9-vjeçare, të rinjtë e gjimnazeve dhe shkollave profesionale. Gjithashtu një vend të rëndësishëm zuri edhe pjesmarrja aktive e nxënësve të Shkollës Kombëtare Jordan Misja, e balerinëve të Shkollës Kombëtare Koreografike si dhe piktorët e vegjël të Institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë.