Stampa
Visite: 9089

1.Regjistrimet në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2014-2015  mund të bëhen në degët:

-Anglisht-gjermanisht    -2 klasë

-Gjermansisht-anglisht   -1 klasë

-Frëngjisht-anglisht         -1 klasë

-Italisht-anglisht               -1 klasë

-Spanjisht-anglisht           -1 klasë

-Anglisht-rusisht              -1 klasë.

-Seksioni dygjuhësh

-Frëngjisht-shqip              -1 klasë

Gjithsej 8 klasë me 280 nxënës.

2.Për të aplikuar nxënësit duhet të paraqesin këto dokumente:

a) Kërkesa për regjistrim. b) Kopje e noterizuar, e njehsuar me origjinalin, e dëftesës së lirimit të nxënësit. c) Kopje e kartës së identitetit të nxënësit.

3.Kanë të drejtë të regjistrohen nxënës nga qyteti i Tiranës dhe nga ato qytete apo rrethe ku nuk ka gjimnaze me orientim gjuhësor.

4.Dega anglisht-gjermanisht do te jëtë me 70 nxënës, ndërsa degët e tjera do të jenë me 35 nxënës Kur numri i kërkesave për një degë është  më i madh se numri nxënësve të planifikuar, nxënësit përzgjidhen  sipas mesatares së notave të provimeve të lirimit, të rrumbullakosur me një shifër pas presjes.

5. Kur nxënësi fitues nuk paraqitet në shkollë në fillim të vitit shkollor, njoftohet drejtori para fillimit të këtij viti shkollor.

Kur një nxënës fitues nuk paraqitet në shkollë brenda 15 ditëve nga fillimi i vitit shkollor, nxënësi tjetër, sipas radhës në listë, gëzon të drejtën e pranimit në shkollë.

Pranimet

1. Shkollat e arsimit profesional, shkollat e arsimit të orientuar (artistike, sportive, gjimnazet gjuhësore) dhe seksionet dygjuhëshe (më tutje shkollat) afishojnë në një vend të dukshëm të shkollës dhe publikojnë në faqen e tyre të internetit, një muaj para datës së regjistrimit: a) kuotat e pranimeve të reja; b) afatet e aplikimit; c) datat e regjistrimit.

2. DAR/ZA publikon në faqen e saj zyrtare të internetit të dhënat e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, për ato shkolla që janë në juridiksionin e saj.

3. Nxënësi fitues në shkollat pa konkurs ose me konkurs që nuk paraqitet në shkollë në fillim të vitit shkollor, njofton drejtorin e saj para fillimit të këtij viti shkollor.

Kur një nxënës fitues nuk paraqitet në shkollë brenda 15 ditëve nga fillimi i vitit shkollor, nxënësi tjetër, sipas radhës në listë, gëzon të drejtën e pranimit në shkollë.

 

NENI 28

Pranimet në shkollat pa konkurs

1. Pranohen pa konkurs nxënësit në shkollat profesionale, gjimnazet gjuhësore dhe seksionet dygjuhëshe.

2. DAR/ZA-të, në bashkëpunim me shkollat profesionale, organizojnë:

a) takime të drejtuesve të shkollave profesionale me drejtues të shkollave nëntëvjeçare;

b) biseda të drejtuesve dhe mësuesve të shkollave profesionale me nxënës të klasës së nëntë dhe me prindër të tyre.

3. Kur në shkollat profesionale, gjimnazet gjuhësore dhe seksionet dygjuhëshe ka kërkesa më të mëdha se numri i nxënësve të planifikuar, nxënësit përzgjidhen sipas mesatares së notave të provimeve të lirimit, të rrumbullakosur me një shifër pas presjes.

4. Kur numri i aplikantëve për një shkollë profesionale është më i madh se kapaciteti i shkollës, drejtori i saj dërgon në MASh, njësinë bazë të qeverisjes vendore dhe DAR/ZA-në përkatëse kërkesën me shkrim për shtimin në të ardhmen të kapaciteteve të shkollës.