NJOFTIM  FITUESI

 

Drejtoria Arsimore Rajonale e Qytetit Tiranë, në zbatim nenit 55 të Ligjit Nr.69/2012, datë 21.06.2012 “ Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, pikës 4, të ndarjes E, të Kreut 1, të Udhëzimit Nr.57, datë 12.11.2013 “Për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të drejtorit të institucionit publik të arsimit parauniversitar”, në përfundim të procedurës së konkurseve të zhvilluara, njofton se :

-                 Kandidati i shpallur fitues për drejtor të gjimnazit “Petro Nini Luarasi“, Tiranë  është Znj.Teuta BRAÇAJ.

-                 Kandidati i shpallur fitues për drejtor të gjimnazit “Qemal Stafa“, Tiranë është Znj.Nina GUGA.

-                 Kandidati i shpallur fitues për drejtor të gjimnazit “Abdulla Keta“, Tiranë është Znj.Ardita GJINI.

-                 Kandidati i shpallur fitues për drejtor të gjimnazit “Andon Zako Çajupi“, Tiranë  është Znj.Margarita SHATRO.

 

Procedura e konkurimit është anulluar për gjimnazet :

-    “Besnik Sykja”, Tiranë.

-   “Sinan Tafaj”, Tiranë.

-   “Kostandin Kristoforidhi”, Tiranë.

-   “Arben Broci”, Tiranë.

-   “Eqrem Cabej”, Tiranë.

-   “Ismail Qemali”, Tiranë.

-   “Myslym Keta”, Tiranë.

-   “Aleks Buda”, Tiranë.

-   “Sami Frashëri”, Tiranë.