Stampa
Visite: 7614

 

NJOFTIM PËR PROVIMIN E SHTETIT KORRIK 2015

1. Provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit do të zhvillohen pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve në javën e parë deri javën e tretë të muajit Korrik 2015.

2. Programet e Provimit të Shtetit dhe fondi i pyetjeve sipas profileve përkatëse është në dispozicion të kandidatëve në faqen zyrtare të AKP në adresën www.akp.gov.al rubrika Provimet e Shtetit.

3. Kandidatët për provimin e shtetit të paraqiten në godinën e AKP në datën e caktuar 30 minuta para zhvillimit të provimit. Kandidatët duhet të kenë me vete:

- Kartën e identitetit dhe një fotokopje të saj

- Mandatin e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP.

- Fatura e cila ndodhet te faqja zyrtare e AKP.

4. Kandidatët të cilët kanë zhvilluar praktikën profesionale pranë DART në vitin shkollor 2014-2015  janë të regjistruar.

5.Kandidatët të cilët janë  diplomuar pas datës 12 Janar 2011 dhe pas diplomimit kanë punuar në një institucion public/privat, do të pranohen në provimin e shtetit vetëm, nëse kanë të dokumentuar një vit (12 muaj)  pune në librezën e punës.

Dokumentat që do të kërkohen:

a. CV

b.      Librezë pune (e noterizuar).

c.       Diplomë e nivelit të parë, listë notash të noterizuar.

d.      Master i Shkencave/ ose Master Profesional ( listë notash) vetëm ata që e kanë për mësuesi. ( e noterizuar).

e.       Dëshmi Penaliteti.

f.       Raport mjeko-ligjor.

g.      Vërtetim vëndbanimi.

h.      Kartë identiteti e noterizuar.

i.        Vlerësim pune.

6. Kandidatët të cilët janë quajtur mbetës në sezonet e provimit të shtetit dhe do të regjistrohen përsëri do të sjellin dokumentat si më poshtë:

a. Fotokopje e kartës se identitetit.

b.Vërtetim nga institucioni arsimor ku ka zhvilluar praktikën profesionale 1-vjeçare.

c.Fotokopje e certificates së praktikës profesionale.

Afati i regjistrimit për kandidatët që i përkasin pikave ( 5,6):

25 QERSHOR 2015 – 30 QERSHOR 2015 ORA 11:00-14:00

Shënim: Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati/ja duhet të paraqesë çertifikatën përkatëse që vërteton ndryshimin e mbiemrit.