NJOFTIM PËR REGJISTRIMET

 

1.      Në vitin shkollor 2015-2016 në klasën e dhjetë do të hapen 8 paralele me 280 nxënës. Regjistrimet mund të bëhen në degët:

 

-        Anglisht-Gjermanisht 

-        Gjermanisht-Anglisht   

-        Frëngjisht-Anglisht      

-        Italisht-Anglisht           

-        Spanjisht-Anglisht         

-        Anglisht-Rusisht            

-        Seksioni dygjuhësh

-        Frëngjisht-Shqip           

 

2.      Për të aplikuar nxënësit duhet të paraqesin këto dokumente:

a)      Kërkesa për regjistrim.

b)      Kopje e noterizuar, e njehsuar me origjinalin, e dëftesës së lirimit të nxënësit.

c)      Kopje e kartës së identitetit të nxënësit.

 

3.      Kanë të drejtë të regjistrohen nxënës nga qyteti i Tiranës dhe nga ato qytete apo rrethe ku nuk ka gjimnaze me orientim gjuhësor.

 

4.      Numri i nxënësve për klasë është 30-35 nxënës.Kur numri i kërkesave për një degë është  më i madh se numri i nxënësve të planifikuar, nxënësit përzgjidhen  sipas mesatares së notave të provimeve të lirimit, të rrumbullakosur me një shifër pas presjes.

 

5.      Kur nxënësi fitues nuk paraqitet në shkollë në fillim të vitit shkollor, njoftohet drejtori para fillimit të këtij viti shkollor.

 

6.      Kur një nxënës fitues nuk paraqitet në shkollë brenda 15 ditëve nga fillimi i vitit shkollor, pa arsye objektive, nxënësi tjetër, sipas radhës në listë, gëzon të drejtën e pranimit në shkollë.

 

7.      Regjistrimet do të bëhen nga data 31 gusht deri më 9 shtator.

 

8.      Listat e nxenënësve që regjistrohen shpallen me datë 10 shtator.

 

9.      Nxënësit, të cilët nuk fitojnë të drejtën e regjistrimit, kanë të drejtë të regjistrohen në shkolla të tjera ku regjistrimi nuk parashikon konkurs apo kritere të tjera të veçanta.