NJOFTIM PËR PROVIMIN E SHTETIT SEZONI I DYTE
1. Dorezimi I dokumentacionit per Provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit sezoni I dyte behet nga data 30.01.2019 deri ne daten 28.02.2019
2. Programet e Provimit të Shtetit dhe fondi i pyetjeve sipas profileve përkatëse është në dispozicion të kandidatëve në faqen zyrtare të QSHA në adresën www.qsha.gov.al rubrika Provimet e Shtetit.
3. Kandidatët për provimin e shtetit të paraqiten në godinën e QSHA në datën e caktuar 30 minuta para zhvillimit të provimit. Kandidatët duhet të kenë me vete:
- Fotokopje te diplomave Bachelor dhe Master
- Kartën e identitetit .
- Mandatin e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA.
5.Kandidatët të cilët janë diplomuar pas datës 12 Janar 2011 dhe pas diplomimit kanë punuar në një institucion publik/privat, do të pranohen në provimin e shtetit vetëm, nëse kanë të dokumentuar një vit (12 muaj) pune në librezën e punës.
Dokumentat që do të kërkohen:
a)CV
b. Librezë pune (e noterizuar).
c. Diplomë e nivelit të parë, listë notash të noterizuar.
d. Master i Shkencave / ose Master Profesional ( listë notash) vetëm ata që kanë profilin mësuesi. ( e noterizuar).
e. Vertetim te gjendjes gjyqesore
f. Vërtetim vëndbanimi.
g. Kartë identiteti.
h. Vlerësim pune nga punëdhenesi I fundit.
6. Kandidatët të cilët janë quajtur mbetës në sezonet e provimit të shtetit dhe do të regjistrohen përsëri duhet të sjellin (brenda dates se percaktuar)dokumentat si më poshtë:
a. Fotokopje te diplomave Bachelor dhe Master
a. Fotokopje e kartës se identitetit.
c.Fotokopje e certificates së praktikës profesionale.