Stampa
Visite: 17540

NJOFTIM PËR PROVIMIN E SHTETIT SEZONI I DYTE

1. Dorezimi I dokumentacionit per Provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit sezoni I dyte behet nga data 30.01.2019 deri ne daten 28.02.2019

2. Programet e Provimit të Shtetit dhe fondi i pyetjeve sipas profileve përkatëse është në dispozicion të kandidatëve në faqen zyrtare të QSHA në adresën www.qsha.gov.al rubrika Provimet e Shtetit.

3. Kandidatët për provimin e shtetit të paraqiten në godinën e QSHA  në datën e caktuar 30 minuta para zhvillimit të provimit. Kandidatët duhet të kenë me vete:

- Fotokopje te diplomave Bachelor dhe Master

- Kartën e identitetit .

- Mandatin e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA.

5.Kandidatët të cilët janë  diplomuar pas datës 12 Janar 2011 dhe pas diplomimit kanë punuar në një institucion publik/privat, do të pranohen në provimin e shtetit vetëm, nëse kanë të dokumentuar një vit (12 muaj)  pune në librezën e punës.

Dokumentat që do të kërkohen:

a)CV

b.      Librezë pune (e noterizuar).

c.       Diplomë e nivelit të parë, listë notash të noterizuar.

d.      Master i Shkencave / ose Master Profesional ( listë notash) vetëm ata që kanë profilin mësuesi. ( e noterizuar).

e.       Vertetim te gjendjes gjyqesore

f.       Vërtetim vëndbanimi.

g.      Kartë identiteti.

h.      Vlerësim pune nga punëdhenesi I fundit.

6. Kandidatët të cilët janë quajtur mbetës në sezonet e provimit të shtetit dhe do të regjistrohen përsëri duhet  të sjellin (brenda dates se percaktuar)dokumentat si më poshtë:

a. Fotokopje te diplomave Bachelor dhe Master

a. Fotokopje e kartës se identitetit.

c.Fotokopje e certificates së praktikës profesionale.