Të dashur mësues,

Sot, kemi arritur në një faze që kreun e këtyre dyzet ditëve, në punën tuaj e kanë zënë marrëdhëniet e komunikimit me nxënësit, përmes videove mësimore që keni përcjellë çdo ditë.

Është një punë vetmohuese dhe efikase nga ana juaj për t'u qëndruar sa më pranë nxënësve në këto ditë izolimi. Një mënyrë, për t'u përcjellë dije por edhe për t’i kontrolluar dhe vlerësuar ato në kushtet e shtëpisë.

Ende nuk jemi të gatshëm për kontaktet mësimore të drejtpërdrejta, ndaj na lipset të vijojmë punën tonë përmes mjeteve të teknologjisë së informacionit. E nesërmja do jetë edhe më sfiduese ndaj nesh. Do kërkojë rrugë dhe mjete të reja mësimdhënieje. Ndaj, duke ju uruar për punën e palodhur të deritanishme, jemi të bindur se së bashku do t'ia dalim për të përmbyllur këtë vit shkollor të pazakontë dhe për të synuar të ardhmen.

Bashkëlidhur video mësimore në kanalin youtube për lëndë të ndryshme e klasa të ndryshme, realizuar nga mësuesit e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë.

Punë të mbarë dhe suksese!

Linku: https://app.box.com/s/jj5al3puql4loq7n2q0ljuwwz56e3mt6