Në bazë të udhëzimit Nr.14,datë,12.05.2015”Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për pranimit në shkollat e arsimit të orientuar”në mbështetjetë nenit102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,pikës 4 të nenit 24 të ligjit Nr.69/2102 ”Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” njoftoj se: 

Pranimet në shkollën artistike “Jordan Misja’’ zhvillohen të gjitha me konkurs.

 

  • Shkolla Artistike “Jordan Misja” fillon regjistrimet për të gjitha ciklet, për:

a. Klasa e parë dega muzikë (violinë, piano,violoncello) 

b. Klasa e gjashtë dega muzikë (në të gjitha degët e frymës, violë, firzamonikë, kitare)

c. Klasa e dhjetë dega muzikë ( në të gjitha degët e frymës, violë, firzamonikë, kitare, kontrabas, kanto etj )

d. Klasa e dhjetë arti figurativ ( të gjitha specialitetet)



Regjistrimet fillojnë nga data 15.06.2020-15.07.2020

 

Konkursi për klasën e parë faza e pare zhvillohet më datë 08.07.2020, nëse nuk arrihet numri I parashikuar I nxënësve datat e fazës së dytë fillojnë nga datat 31.08.2020 deri më 04,09.2020.

 

Konkursi për klasën e gjashtë dhe klasat e dhjeta, arti muzikor, faza e parë datë 16.07.2020

Nëse nuk arrihet numri I parashikuar I nxënësve datat e fazës së dytë zhvillohen nga datat 31.08.2020 deri më 04.09.2020

Arti figurativ datat e konkurseve dt. 31.08.2020 deri më 04.09.2020

 

Kriteret e pranimit për aplikuesit janë si më poshtë:

  • Për klasat e para:

a. Kërkesa për apklikim (plotësohët në shkollë)

b. Libreza e vaksinimit 

c. Vërtetim nga kopshti ose cikli i parashkollorit ku ka ndjekur

d. Çertifikatë familjare 

e. Foto dokumenti (1 kopje) 

 

  • Për klasat e gjashta 

a. Kërkesa për regjistrim (plotësohet në shkollë)

b. Kopje e dëftesës së lirimit e njëhsuar me origjinalin (për nxënësit nga rrethet duhet dëftesa e legalizuar në ZVA të rrethit përkatës)

  1. Çertifikatë familjare 

  2. Raport mjeksor të lëshuar nga qëndra shëndetësore

  3. Foto dokumenti (1 foto)

 

  • Për klasat e dhjeta:

  1. Kërkesa për regjistrim (plotësohet në shkollë)

  2. Kopje e dëftesës së lirimit e njëhsuar me origjinalin (për nxënësit nga rrethet duhet dëftesa e legalizuar në ZVA të rrethit përkatës)

  3. Çertifikatë familjare 

  4. Raport mjeksor të lëshuar nga qëndra shëndetësore

  5. Foto dokumenti (1 foto)



  • Kuota e pranimit për klasën e parë 35 nxënës 

  • Kuota e pranimit për klasën e gjashtë 20 nxënës 

  • Kuota e pranimit për klasat e dhjeta 100 nxënës (1 klase muzikë + 2 klasa figurativ)