Stampa
Visite: 3293

 

Në bazë të udhëzimit Nr.14,datë,12.05.2015”Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për pranimit në shkollat e arsimit të orientuar”në mbështetjetë nenit102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,pikës 4 të nenit 24 të ligjit Nr.69/2102 ”Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” njoftoj se: 

Pranimet në shkollën artistike “Jordan Misja’’ zhvillohen të gjitha me konkurs.

 

a. Klasa e parë dega muzikë (violinë, piano,violoncello) 

b. Klasa e gjashtë dega muzikë (në të gjitha degët e frymës, violë, firzamonikë, kitare)

c. Klasa e dhjetë dega muzikë ( në të gjitha degët e frymës, violë, firzamonikë, kitare, kontrabas, kanto etj )

d. Klasa e dhjetë arti figurativ ( të gjitha specialitetet)



Regjistrimet fillojnë nga data 15.06.2020-15.07.2020

 

Konkursi për klasën e parë faza e pare zhvillohet më datë 08.07.2020, nëse nuk arrihet numri I parashikuar I nxënësve datat e fazës së dytë fillojnë nga datat 31.08.2020 deri më 04,09.2020.

 

Konkursi për klasën e gjashtë dhe klasat e dhjeta, arti muzikor, faza e parë datë 16.07.2020

Nëse nuk arrihet numri I parashikuar I nxënësve datat e fazës së dytë zhvillohen nga datat 31.08.2020 deri më 04.09.2020

Arti figurativ datat e konkurseve dt. 31.08.2020 deri më 04.09.2020

 

Kriteret e pranimit për aplikuesit janë si më poshtë:

a. Kërkesa për apklikim (plotësohët në shkollë)

b. Libreza e vaksinimit 

c. Vërtetim nga kopshti ose cikli i parashkollorit ku ka ndjekur

d. Çertifikatë familjare 

e. Foto dokumenti (1 kopje) 

 

a. Kërkesa për regjistrim (plotësohet në shkollë)

b. Kopje e dëftesës së lirimit e njëhsuar me origjinalin (për nxënësit nga rrethet duhet dëftesa e legalizuar në ZVA të rrethit përkatës)

  1. Çertifikatë familjare 

  2. Raport mjeksor të lëshuar nga qëndra shëndetësore

  3. Foto dokumenti (1 foto)

 

  1. Kërkesa për regjistrim (plotësohet në shkollë)

  2. Kopje e dëftesës së lirimit e njëhsuar me origjinalin (për nxënësit nga rrethet duhet dëftesa e legalizuar në ZVA të rrethit përkatës)

  3. Çertifikatë familjare 

  4. Raport mjeksor të lëshuar nga qëndra shëndetësore

  5. Foto dokumenti (1 foto)