NJOFTIM
Provimi me shkrim, për kategoritë e kualifikimit të mësuesve në Sistemin Arsimor Parauniversitar, për vitin shkollor 2020-2021, do të zhvillohet më datën 08.05.2021, ora 10 - 12:30, në Tiranë.
a) Shkollat (mjediset), ku do të zhvillohet provimi i kualifikimit 2021 për mësuesit e ZVA,Tiranës janë:
Ø Tiranë 1 - "Aleks Buda", nga A-E.
Ø Tiranë 2 - "28-Nëntori" , nga F –ZH.
b) Lutem njoftoni me përgjegjësi mësuesit, të cilët do japin provimin e kualifikimit për vitin 2021.
c) Mësuesi duhet të paraqitet në mjedisin përkatës në orën 8.30-9.00.
Provimi fillon në orën 10.00.
d) Pas kësaj ore nuk hyn asnjëri në mjediset e provimit, përveç personave të autorizuar nga ASCAP.
e) Lutem në njoftimin e mësuesve që të pajisen me MJETIN E IDENTIFIKIMIT (karte identiteti, pasaportë).
f) NUK PRANOHEN të hyjnë në testim persona që nuk kanë mjet identifikimi.
i) Lutem në njoftimin e mësuesve për të mos patur celulare në ambjentet e provimit.
Faleminderit !