Përshëndetje,

 

Bashkëlidhur gjeni thirrjen për përfitimin e të drejtës së studimit në Universitetin Teknik të Stambollit, për ciklin e studimit Bachelor, për vitin akademik 2021-2022, në fushat e studimit që ofron UTS.

Për shkak të numrit të ulët të aplikimeve në thirrjen e parë, lutemi publikimin e kësaj thirrje në të gjitha rrjetet sociale zyrtare të DPAP-ve, DRAP-ve dhe ZVA-ve si dhe platformave të tjera të komunikimit, në mënyrë që të mund të informohen sa më shumë nxënës.

Publikimi duhet të realizohet sot, pasi jemi në tejkalim të çdo afati zyrtar.

Gjeni më poshtë linkun  ku është publikuar njoftimi në faqen zyrtare të MASR, në rubrikën Bursa dhe Programe Studimi http://arsimi.gov.al/bursa-dhe-programe-studimi/

 

http://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2021/08/njoftim-web-masr-per-bursat-ITU_02.08.-2021-final.pdf