Mbështetur në ligjin nr. 69/2012, datë 21.10.2009: “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”,i ndryshuar, i ligjit nr.10171, datë 22.10.2009: “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”. Bazuar në shkresën e MAS me nr.1451 prot., datë 03.03.2022:“Për zhvillimin e provimit të shtetit, për profesionin e rregulluar të mësuesit”.
Zyra Vendore Arsimore Tiranë, njofton të gjithë kandidatët e interesuar për provimin e shtetit, që plotësojnë kriteret ligjore, se afati i dorëzimit të dokumentacionit do të jetë nga data 07.03.2022 deri më 11.03.2022.
Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet me rrugë postare në adresën: Zyra Vendore Arsimore Tiranë, Rruga "Jeronim De Rada", Tiranë.
Dosja do të përmbajë këto dokumentacione, për ata kandidatë që japin provimin e shtetit për herë të parë:
1-CV-Jetëshkrim
2-Librezë Pune (e noterizuar) ose kopje të Certifikatës së Praktikës Profesionale.
3-Diplomë Bachelor, listë notash të noterizuar.
4-Master i Shkencave ose Master Profesional, listë notash, vetëm ata që kanë profilin në mësuesi.(e noterizuar)
5- Fotokopje e kartës së ID-së.
6- Formular vetëdeklarimi të gjendjes gjyqësore.
7-Vërtetim vendbanimi.
Në mungesë të diplomave të ciklit të parë ose të dytë të studimeve, kandidati duhet të pajiset nga universiteti me vërtetim të vitit aktual, ku të specifikohet :
- Ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të parë ose të dytë të studimeve në edukim.
- Emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit që ka përfunduar.
- Viti i përfundimit.
- Numri i matrikullimit.
- Data e diplomimit.
Dosja do të përmbajë këto dokumentacione, për kandidatët që nuk kanë rezultuar fitues në sezonet e mëparshme:
1-Fotokopje e librezës së punës ose të Certifikatës së Praktikës Profesionale.
2- Fotokopje të Diplomave Bachelor dhe të Masterit Shkencor ose Profesional në fushën e mësuesisë.
3-Fotokopje e kartës së identitetit.
4-Të përcaktoni saktë herën e pjesëmarrjes suaj në provim.
Në mungesë të diplomave të ciklit të parë ose të dytë të studimeve,kandidati duhet të pajiset nga universiteti me vërtetim të vitit aktual ku të specifikohet:
- Ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të parë ose të dytë të studimeve në edukim.
- Emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit që ka përfunduar.
- Viti i përfundimit.
- Numri i matrikullimit.
- Data e diplomimit.
Të gjithë praktikantët që kanë përfunduar praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit në vitin shkollor 2020-2021, dhe janë vlerësuar nga komisioni lëndor për praktikën profesionale, janë të regjistruar për hyrjen në provim shteti për këtë sezon, dhe nuk do të sjellin asnjë dokumentcion.