Stampa
Visite: 2751

NJOFTIM

 Mbështetur në shkresën e MAS nr.5559 prot., datë 30.08.2022 “Për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin shkollor 2022-2023, si dhe në Urdhrin Nr. 100 datë 25.02.2022 për miratimin e “Rregullores për Organizimin dhe Zhvillimin e Praktikave Profesionale, për profesionin e rregulluar të mësuesit”, i ndryshuar, kohëzgjatja e praktikës profesionale që kryhet nga praktikanti është një periudhë mësimore dhe aplikimi i praktikantëve do të kryhet online nëpermjet sistemit e-albania. 

Aplikimi për periudhën e dytë mësimore hapet me datë 05.12.2022 dhe mbyllet me datë 15.12.2022 ora 24:00. 

 

 

Subjektet që kryejnë praktikën profesionale: 

 

Kanë të drejtën për të zhvilluar praktikën profesionale kandidati, që ka fituar diplomën universitare në fushën e mësuesisë sipas ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Mbështetur në Nenin 57 të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar,si dhe referuar shkresës së MAS me Nr .5559 prot datë 30.08.2022 “Për zhvillimin e praktikes profesionale në profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin mësimor 2022-2023”

 

Kandidatet që aplikojnë  për Zyrën Vendore Arsimore Tiranë duhet të jenë banore të qytetit Tiranë.

Kandidatet duhet të ngarkojnë me korrktësi gjithë dokumentacionin e kërkuar si më poshtë vijon:

 

1-      Cv e kandidatit për praktikë profesionale

2-      Fotokopje të noterizuara të diplomave bachelor me listë notash dhe master i mësuesisë

“Profesional ” ose “Shkencor” me listë notash të noterizuara.

3-      Raporti mjeko-ligjor.

 Të gjithë kandidatet që aplikojnë për praktikë profesionale në mungesë të diplomes master ,të aplikojnë me vertetim dhe listë notash ku të citohet :

1-Numri i Matrikullimit

2- Data e diplomimit

3- Student t’i ketë shlyer të gjitha detyrimet ndaj Fakultetit

Aplikimi të behet vetem nëpermjet  portalit e-albania në afatet e percaktuara, jasht portalit dhe afateve nuk procedohet .