*NJOFTIM.*
Në mbështetje të ligjit nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, V.K.M nr.742, datë 03.12.2021 “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të sistemit të menaxhimit të informacionit parauniversitar SMIP”, të Urdhërit nr.31, datë 28.01.2020 “Për miratimin e Rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”, ju bëjmë me dije, që më datë 17.06.2023 ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë përmes portalit e-Albania.
Me ndryshimin e ligjit nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, në vitin shkollor 2023-2024, në klasën e parë regjistrohen fëmijët të cilët mbushin 6 vjeç, deri më datë 31.12.2023.
Nxënësit i lejohet të regjistrohet në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e personit i cili ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit.
Harta e mbulimit të territorit, e miratuar nga NjVV-ja sipas rrugëve që mbulon institucionin arsimor, respektohet gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë sipas emërtimit të rrugëve.
Aplikimi për regjistrim në klasën e parë mund të bëhet duke filluar nga data 17.06. 2023.
Hapat e procedurës:
✔ Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
✔Zgjidhni shërbimin "Regjistrimi në klasë të parë"
✔ Klikoni butonin "Përdor"
✔Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, aplikon brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës
✔ Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni "Dërgo"
✔ Aplikimi mbërrin në shkollën përkatëse ku nxënësi ka adresën e banimit në një nga rrugët që mbulon institucionin arsimor dhe shkolla fillon procedurën për trajtimin e kërkesës
✔ Në qoftë se çdo gjë është në rregull shkolla regjistron nxënësin
✔ Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 5 ditësh nga momenti i dërgimit të aplikimit
✔Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, aplikon brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës
✔Në rast pranimi të aplikimit personi që ushtron përgjegjësinë prindërore dorëzon në sekretarinë e shkollës fizikisht Kartelën e Vaksinimit të fëmijës jo më vonë se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor;
✔Vetëm në momentin e dorëzimit të Kartelës së Vaksinimit regjistrimi i fëmijës quhet i përfunduar.
Suksese!
ZVAP Tiranë