Mbështetur në Ligjin Nr .69/2012 i ndryshuar, "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë",të Urdhërit me Nr. 100 datë 25.02.2022 "Për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit ", mbështetur në shkresën e Ministrisë Arsimit dhe Sportit me Nr. 4866/2 datë 20.07.2022 "Pë disa ndryshime dhe shtesa në rregulloren për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit"
Ju bejmë me dije se do ngrihen komisionet për vlerësimin e praktikantëve të praktikës profesionale për periudhën e tretë, për vitin shkollor 2022-2023 ,sipas profileve përkatese bashkëlidhur grafikut.
Ju lutemi njoftoni praktikantet që kanë zhvilluar praktikën profesionale për periudhën e tretë Prill -Qershor 2023 në shkollën tuaj,për grafikun e datave të vlerësimeve që do mbahen në ambjentet Zyrës Vendore Arsimore Tiranë!
Faleminderit!