Mbështetur në Ligjin Nr .69/2012 i ndryshuar, "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë",të Urdhërit me Nr. 100 datë 25.02.2022 "Për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit” mbështetur në shkresën e Ministrisë Arsimit dhe Sportit me Nr. 5245 datë 22.08.2023 "Për zhvillimin e praktikes profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit".
Ju bejmë me dije se do ngrihen komisionet për vlerësimin e praktikantëve të praktikës profesionale për periudhën e parë për vitin shkollor 2023-2024 ,sipas profileve përkatese bashkëlidhur grafikut.
Ju lutemi njoftoni praktikantet që kanë zhvilluar praktikën profesionale për periudhën e parë Shtator-Dhjetor 2023 në shkollën tuaj, për grafikun e datave të vlerësimeve që do mbahen në ambjentet Zyrës Vendore Arsimore Tiranë .
Faleminderit!