Mbështetur në Ligjin Nr. 69/2012 "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, si dhe referuar Urdhrit Nr. 100, datë 25.02.2022, "Për organizimin dhe zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit",

Ju njoftojmë se do të ngrihen komisionet për vlerësimin e praktikantëve të praktikës profesionale për periudhën e dytë të vitit shkollor 2024-2025, në ambientet e ZVA Tiranë (Salla e Mbledhjeve), sipas profileve dhe orareve të përcaktuara në grafikun bashkëngjitur.

Praktikanti duhet të paraqitet me dokumentacionin si më poshtë:

  1. Vlerësimin nga drejtuesi i institucionit dhe mentori.

  2. Portofolin e praktikantit, sipas nenit 18 të Urdhrit Nr. 100, datë 25.02.2022, "Për organizimin dhe zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit", i ndryshuar.

  3. Mjetin e identifikimit në momentin e paraqitjes në Komision.

 

Faleminderit dhe suksese!

GRAFIKU