NJOFTIM
Subjektet që kryejnë praktikën profesionale:
1. Kanë të drejtën për të zhvilluar praktikën profesionale personi, që ka fituar diplomën universitare në fushën e mësuesisë sipas ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Aplikimi për zhvillimin e praktikës profesionale për vitin shkollor 2020-2021
Afati për dorëzimit të dokumentacionit është nga data 01.09.2020-15.09.2020
Për shkak të situates së kushtëzuar shëndetsore prej COVID-19 jeni të lutur që dokumentacionin ta dorëzoni në rrugë postare në adresen : Zyra Vendore Arsimore Tiranë , Rruga “Jeronim De Rada” .
Dukumentacioni që kerkohet:
1.Kërkesë për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit sipas shtojcës 5-të të Urdhërit Nr .336 datë 14.07.2011
2. CV e praktikantit;
3. Fotokopje e noterizuar e dokumentit të identifikimit;
4. Fotokopje e noterizuar e diplomave Bachelor dhe Master me lista notash;
“Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytëtë studimeve, kandidati për praktikant duhet të pajiset nga Universiteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo:
-ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim.(si dhe njohjen e gjuhës së huaj,në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi);-emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit të dytë të përfunduar
a-viti i përfundimit
b-numri i matrikullimit
c-data e diplomimit
5.Vertetim vendbanimi;
6. Raporti mjeko- ligjor nga qëndra shëndetsore e njësisë së banimit;
7. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;
8.Çertifikatë familjare (për të gjithë ata kandidatë që janë të martuar/me fëmijë);
Ø Në mungesë të një dokumentacioni të sipercituar ,çon në skualifikimin e dosjes!
Kandidatet të cilët janë diplomuar pas datës 12 Janar 2011 dhe pas diplomimit kanë punuar në një institucion publik/privat do të pranohen për t’u regjistruar në provimin e shtetit nëse e kanë të dokumentuar një vit pune në librezen e punës.
Dokumentat që kërkohen për kandidatet që regjistrohen për herë të parë në provim shteti “për profesionet e rregulluar të mësuesit” duhet të dorzojnë:
1-CV e kandidatit.
2-Fotokopje e noterizuar e dokumentit të identifikimit.
3-Fotokopje e noterizuar të diplomave Bachelor dhe Master, bashkëlidhur me listat e notave .
4-Librezë pune e noterizuar ose vertetim të çertifikatës së praktikës profesionale.
5-Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale.
6-Vërtetim vendbanimi.
7-Vlerësim pune nga punëdhënesi.
Kandidatet të cilët janë quajtur mbetës në sezonet e provimit të shtetit dhe do të regjistrohen përseri, duhet të sjellin dokumentat si më poshtë.
1-Fotokopje të diplomave Bachelor dhe Master.
2-Fotokopje të kartes së Identitetit.
3-Fotokopje e noterizuar të librezes së punës ose të çertifikatës së Praktikes Profesionale .
Procedurat për regjistrim për provim shteti “Licenca” kryhen pranë zyres Nr.2