NJOFTIM
Subjektet që kryejnë praktikën profesionale:
Kanë të drejtën për të zhvilluar praktikën profesionale kandidati, që ka fituar diplomën universitare në fushën e mësuesisë sipas ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.Mbeshtetur në Nenin 57 të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republiken e Shqipërisë” i ndryshuar,si dhe referuar shkresës së MASR me Nr .4689 prot datë 01.09.2021 “Për zhvillimin e praktikes profesionale në profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin mësimor 2021-2022”
Aplikim për zhvillimin e praktikës profesionale (kandidatët për mësues) LINKU
· Kandidatet duhet të regjistrohen në Zyrën Vendore Arsimore që i përket vendbanimit të tyre.
· Kandidatet duhet të ngarkojnë me korrktësi gjithë dokumentacionin e kërkuar si më poshtë vijon:
1- Cv e kandidatit për praktikë profesionale
2- Fotokopje të noterizuara të diplomave Bachelor me listë notash dhe Master i mësuesisë “Profesional ” ose “Shkencor” me listë notash të noterizuara.
3- Raporti mjeko-ligjor.