Përshëndetje,

Në mbështetje të ligjit nr.69/2012, datë 21.03.2012 "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, të udhëzimit nr.8, datë 26.03.2020, të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë "Për kriteret dhe procedurat e kualifikimit të mësuesve ", në vijim të shkresës nr.843 prot, datë 30.01.2020, të MASR "Kualifikimi i mësuesve për vitin 2019-2020", ju bëjmë me dije se:

Provimi me shkrim për kategoritë e kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2019-2020 do të zhvillohen në datën 20.07.2020, ora 10:00-12:30, në Tiranë, në mjedise të planifikuara nga (QSHA). Për sa më sipër, të merren masat për procedurat e organizimit të provimit dhe njoftimin e mësuesve kandidatë për kualifikim.

Faleminderit.