NJOFTIM

 PËR

PROVIMIN E SHTETIT PËR PROFESIONIN E RREGULLUAR TË MËSUESIT

 

Mbështetur në ligjin nr. 69/2012, datë  21.10.2009  “Për sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i ligjit nr.10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në  Republiken e Shqipërisë”. Bazuar në shkresën e MASR me Nr.1365 prot, datë 03.03.2021  “Për zhvillimin e provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit”.

Zyra  Vendore Arsimore Tiranë, njofton të gjithë kandidatët e interesuar për provimin e shtetit, që plotësojnë kriteret ligjore, se afati i dorëzimit të dokumentacionit do jetë nga data 04.03.2021 deri  më datë 11.03.2021 .

Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet me rrugë postare në adresën: Zyra Vendore Arsimore Tiranë, Rruga “Jeronim de Rada”, Tiranë.

Ø  Dosja do të përmbajë këto dokumentacione, për ata  kandidatë që janë për herë të parë:

1-CV

2-Librezë Pune (e noterizuar) ose Certifikatë të përfundimit të Praktikes Profesionale.

3-Diplomë e nivelit të parë, listë notash (të noterizuar).

4-Master i Shkencave ose Master Profesional ,listë notash ,vetëm ata që kanë profilin në mësuesi (e noterizuar).

5- Fotokopje e kartës së ID.

6-Vërtetim të gjendjes gjyqësore.

7-Vërtetim vendbanimi.

Ø  Dosja do të përmbajë këto dokumentacione, për ata  kandidatë që nuk kanë rezultuar fitues në sezonet e mëparshme:

1-Fotokopje të Diplomës së Nivelit të parë.

2- Fotokopje të Diplomës së Masterit Shkencor ose Profesional në fushën e mësuesisë.

3-Fotokopje e kartës së  identitetit.

4-Librezë Pune (e noterizuar) ose Certifikatë të përfundimit të Praktikes Profesionale.

5-Të përcaktoni saktë herën e pjesëmarrjes suaj në provim.

 

Të gjithë kandidatet që kanë dorëzuar dokumetacionin me rrugë postare për provim shteti “Për profesionin e rregulluar të mësuesit “ drejtuar Zyres Vendore Arsimore Tiranë duhet gjithashtu të regjistrohen edhe në portalin e-albania në linkun si më poshtë vijon:

 

https://e-albania.al/ealbaniaServices/QSHA/13302/QSHA_13302_n4_s1_web.aspx?service_code=13302