NJOFTIM

Provimi me shkrim, për kategoritë  e kualifikimit të mësuesve në Sistemin Arsimor Parauniversitar, për vitin shkollor  2020-2021, do të zhvillohet më datën 08.05.2021, ora 10 - 12:30,  në Tiranë.

a) Shkollat (mjediset), ku do të zhvillohet provimi i kualifikimit 2021 për mësuesit e ZVA,Tiranës janë:

Ø  Tiranë 1  - "Aleks Buda", nga  A-E.

Ø  Tiranë 2 -  "28-Nëntori" , nga  F –ZH.

b)  Lutem njoftoni me përgjegjësi mësuesit, të cilët do japin provimin e kualifikimit për vitin 2021. 

c) Mësuesi duhet të paraqitet në mjedisin përkatës në orën 8.30-9.00. 

Provimi fillon në orën 10.00.

 d) Pas kësaj ore nuk hyn asnjëri në mjediset e provimit, përveç personave të autorizuar nga ASCAP.

 e) Lutem në njoftimin e mësuesve që të pajisen me MJETIN E IDENTIFIKIMIT (karte identiteti, pasaportë). 

f) NUK PRANOHEN të hyjnë në testim persona që nuk kanë mjet identifikimi. 

 

i)  Lutem në njoftimin e mësuesve për të mos patur celulare në ambjentet e provimit.

 

Faleminderit !