NJOFTIM

 

Subjektet që kryejnë praktikën profesionale:

 

 

Kanë të drejtën për të zhvilluar praktikën profesionale kandidati, që ka fituar diplomën universitare në fushën e mësuesisë sipas ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Mbështetur në Nenin 57 të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar,si dhe referuar shkresës së MAS me Nr .5559 prot datë 30.08.2022 “Për zhvillimin e praktikes profesionale në profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin mësimor 2022-2023”

 

Kohëzgjatja e praktikës profesionale që kryhet nga praktikanti është një periudhë mësimore (3 muaj)

·         Procesi i aplikimit për të kryer praktikën profesionale për profesionin e regulluar të mësuesit për vitin shkollor 2022-2023 do të behet vetem online në portalin               e – albania për kandidatet e interesuar për të zhvilluar praktiken në përiudhen  e parë mund të regjistrohen  në portal nga data 30.08.2022 deri më 07.09.2022.

 

·         Kandidatet e interesuar për të zhvilluar praktiken profesionale në përiudhen  e dytë mund të aplikojnë në portal e-albania nga  05.12.2022-12.12.2022.

 

 

·         Kandidatet e interesuar për të zhvilluar praktiken profesionale në përiudhen  tretë mund të aplikojnë në portal e-albania nga  06.03.2023-16.03.2023.

 

Kandidatet që aplikojnë  për Zyrën Vendore Arsimore Tiranë duhet të jenë banore të qytetit Tiranë.

Kandidatet duhet të ngarkojnë me korrktësi gjithë dokumentacionin e kërkuar si më poshtë vijon:

1-      Cv e kandidatit për praktikë profesionale

2-      Fotokopje të noterizuara të diplomave Bachelor me listë notash dhe Master i mësuesisë “Profesional ” ose “Shkencor” me listë notash të noterizuara.

3-      Raporti mjeko-ligjor.

 

 

 

LISTA E IAP-VE NEN JURIDIKSIONIN E ZVA TIRANE